INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katedralja “Notre-Dame” bëhet shkrumb e hi, presidenti Macron i pikëlluar, reagon edhe Donald Trump [VIDEO]

Katedralja “Notre-Dame” bëhet shkrumb e hi, presidenti Macron i pikëlluar, reagon edhe Donald Trump [VIDEO]

Publikuar më: 19:53 15-04-2019

Kulla e Katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame, është rrëzuar pasi një zjarr i madh shpërtheu në katedrale pasditen e së hënës.

Sipas “Le Monde”, zjarri nisi në papafingon e monumentit përpara se të përhapej në çati. Autoritetet thonë se flakët mund të kenë nisur si pasojë e punimeve të restaurimit që po kryen aktualisht në Notre Dame.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë apeloi për fonde për të shpëtuar ndërtesën, e cila po shkatërrohej.

Presidenti francez Emmanuel Macron, reagoi i mërzitur pasi tha: “Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët e mi, unë jam sonte i pikëlluar. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët.”

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar në Tëitter për këtë zjarr ku u shpreh se ndoshta duhet të përdoren avionë me rezerva uji për ta ndalur zjarrin.

“Shumë e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen e Notre-Damit në Paris. Ndoshta avionët me rezerva uji duhet të përdoren që ta ndalin atë. Duhet të veprohet shpejtë”, shkroi Trump në Tëitter.

Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Për orë të tëra qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.

Article Logic
Execution time: 0.0053379535675049