Federata e Futbollit shqiptarë në një njoftim zyrtarë ka deklaruar se ka shtyre ndeshjet javës së 17 të kategorisë superiore për në 27 janar 2018.
Ky vendim ka ardhur për shkak se futbollistët dhe trajnerët kanë marrë pushimet dimërore për ta kaluar festat pranë familjeve.
Njoftimi
Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar sic ishte parashikuar më parë.
Sektori i Garave pranë FSHF, ka bërë këtë propozim i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE. Ndërkaq për këtë vendim do të vihen në dijeni të gijtha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore.