INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kategoritë e studentëve që nuk do të paguajnë taksën e studimit. Ja afatet dhe dokumentat që nevojiten

Kategoritë e studentëve që nuk do të paguajnë taksën e studimit. Ja afatet dhe dokumentat që nevojiten

Publikuar më: 17:25 05-02-2017

Studentët që janë pjesë e shtresave sociale në nevojë kanë afat deri në datë 10 shkurt 2017 që të dorëzojnë dokumentet për t’u përjashtuar nga tarifa e shkollimit nëse ndjekin studimet bachelor, ose të përfitojnë përgjysmim të tarifës nëse janë duke ndjekur studimet master.
Ky afat është për studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Kategoritë që përfitojnë janë të verbrit, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët para dhe tetraplegjikë si dhe studentët, prindërit e të cilëve kanë qenë të dënuar politikë me heqje lirie etj. Ndërsa studentët e tjerë të UMT duhet të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit brenda datës 10 shkurt 2017.
Studentët e Universitetit të Tiranës, pagesën e tarifës së shkollimit e kanë të ndarë në dy këste, këstin e parë studentët duhet ta paguajnë brenda 28 shkurtit, ndërsa këstin e dytë brenda 31 majit, bwn me dije GSH.

KATEGORITË
Sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/dëgjojnë; invalidët e punës dhe fëmijët e tyre; invalidët; invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre; jetimët; romët; ballkano-egjiptianët; personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta, dhe familja në këtë rast përfiton ndihmë ekonomike nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore; ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje lirie; fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura që kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të detyrës; të prekurit nga HIV/ AIDS. Po ashtu, studentët që janë pjesë e shtresave sociale të sipërpërmendura, paguajnë vetëm 50% të tarifës vjetore të shkollimit nëse ndjekin ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë. Sipas njoftimit të Universitetit të Mjekësisë, afati i fundit që studentët kanë për të dorëzuar dokumentacionin që të vërtetojnë se vijnë nga këto shtresa sociale është data 10 shkurt 2017.

DOKUMENTACIONI
Dokumentacioni i nevojshëm për studentët me statusin e të përndjekurve politikë është dokumenti nga Shoqata e të Përndjekurve, e cila të jep një vërtetim se prindërit studentit kanë statusin e të përndjekurit, certifikata familjare, karta e identitetit e fotokopjuar si dhe një vërtetim i studentit. Studentët me statusin e jetimit duhet të kenë një vërtetim nga Shoqata e Jetimëve. Ndërsa studentët me statusin invalid duhet të kenë vërtetim mjekësor të lëshuar nga KMCAP, i noterizuar, libreza e invaliditetit, e noterizuar si dhe vërtetim origjinal nga ISSH, për të vërtetuar nëse marrin pension invaliditeti. Nga tarifa e shkollimit përjashtohen edhe studentët ballkano- egjiptian, për të cilët kërkohet vetëm një vërtetim nga shoqata e tyre për t’u përjashtuar nga kjo pagesë vjetore. Pjesë e kategorisë së studentëve që përjashtohen nga tarifa janë dhe të prekurit nga HIV/AIDS, të cilët duhet të dorëzojnë vërtetimi mjekësor të lëshuar nga KMCAP. Por, studentët që janë pjesë e kësaj kategorie nga frika se të tjerët e marrin vesh që janë me HIV nuk i dorëzojnë dokumentet. Ndërsa, për studentët që u kanë rënë prindërit në detyrë u kërkohet një vërtetim nga ministritë përkatëse. Bashkangjitur shkrimit është dhe tabela e detajuar me dokumentet që duhen të dorëzojnë studentët që janë pjesë e këtyre kategorive.

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOJNË STUDENTËT QË PËRFITOJNË PËRJASHTIM NGA TARIFA E STUDIMIT

1. INVALIDËT E PUNËS DHE FËMIJËT E TYRE
1. Certifikata familjare, ku të vërtetohet lidhja e studentëve me invalidin e punës.
2. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës. 4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalidë. 5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit. 6. Fotokopje karte identiteti.

2. PERSONAT QË NUK SHIKOJNË, PERSONAT QË NUK DËGJOJNË
1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/ invaliditetit.
3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër, që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

3. INVALIDËT PARAPLEGJIKË, TETRAPLEGJIKË DHE FËMIJËT E TYRE
1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së invaliditetit.
3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit, apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.

4. JETIMËT
1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
2. Certifikata familjare.

5. STUDENTËT QË NUK KANË NJË PRIND
1. Certifikatë familjare.
2. Certifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton.
3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.

6. FËMIJËT ROMË, BALLKANO-EGJIPTIANË
1. Dokumenti që vërteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse.

7. FËMIJËT NGA PRINDËR TË DËNUAR POLITIKË ME HEQJE LIRIE
1. Dëshmi penaliteti ose dokument që të vërtetojë që prindi ka qenë i dënuar me heqje Lirie.
2. Certifikatë familjare dhe personale.
3. Vërtetimin e statusit të të përndjekurit politik (prindërit/ prindit – fotokopje e noterizuar). (Për këtë kategori, emri i studentit të jetë përcjellë në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Vërtetimet duhet të jenë vetëm për prindërit që janë dënuar me heqje lirie dhe jo të afërm psh., gjyshi/gjyshja, xhaxhai/daja etj.).

8. FËMIJËT E POLICËVE E TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË RËNË, OSE TË PLAGOSUR NË KRYE APO PËR SHKAK TË DETYRËS
1. Certifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
2. Vërtetim nga institucioni përkatës (Ministria e Brendshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit. Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar./

Article Logic
Execution time: 0.0042018890380859