INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër arsye përse duhet ta përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë

Katër arsye përse duhet ta përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë

Publikuar më: 14:36 29-08-2018

Ne na nevojitet kontakti njerëzor për të mbijetuar dhe jetuar. Lëkura është organi jonë më i madh, ndërkaq kontakti fizik është ai që na bën të dallojmë nga speciet tjera.

Për bebet, kontakti fizik është shumë i rëndësishëm sepse ka ndikim direkt në zhvillimin e tyre psikologjik dhe fizik.

Në fakt, kontakti fizik ndihmon edhe në zhvillimin emocional të fëmijës.

Ekspertët tregojnë se fuqia e përqafimit të fëmijës shpeshherë nënvlerësohet nga prindërit, prandaj edhe do t’ju sjellim disa arsye se përse është e rëndësishme tap përqafoni fëmijën tuaj çdo ditë.

Përqafimi iu ndihmon fëmijëve të ndihen të sigurt

Fëmijët kanë nevojë për dashuri të prindërve që të ndihen të sigurt emocionalisht, dhe ta kuptojnë se ndihen të pranuar në familje pa kushte. Intimiteti fizik i përqafimit ndërton besim dhe siguri te fëmijët, gjë e cila ua mundëson atyre ta shijojnë botën përreth.

Përqafimi i bën fëmijët të ndihen të lumtur

A e keni ditur se një përqafim i gjatë mund t’i rritë nivelet e serotoninës së një personi – gjë që direkt ndikon në rritjen e disponimit dhe krijimin e lumturisë?

Mbani mend se përqafimet tona janë antidoti më i mirë për ndjenjat e vetmisë, izolimit dhe zemërimit – ndjenja me të cilat mund të ballafaqohet edhe fëmija juaj.

Përqafimi e forcon sistemin e imunitetit

Po, është e dëshmuar shkencërisht se përqafimi është i mirë për forcimin e sistemit të imunitetit.

Përqafimi e zvogëlon stresin

Është dëshmuar shkencërisht se fëmijët gjithashtu kanë edhe nivele më të ulëta të kortizolit – hormon i stresit – kur përqafohen nga prindërit.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727