INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër arsye  si kafshët shtëpiake ua bëjnë jetën më të mire

Katër arsye si kafshët shtëpiake ua bëjnë jetën më të mire

Publikuar më: 17:23 18-07-2018

Miqtë e bëjnë jetën më të mirë në shumë mënyra, sipas shumë studimeve.

“Një nga hulumtimet e mija të para kishte gjetur se njerëzit që mbajnë kafshë shtëpiake janë emocionalisht me qentë e tyre sikurse me anëtarët tjerë të familjes”, ka thënë Sandra Barker, profesoreshë e psikiatrisë në “Virginia Commonwealth University”.

Mbajtja e një kafshe shtëpiake ka shumë përparësi për njeriun. Këtu janë disa nga to:

1. Ju largojnë stresin

Sipas një studimi, kafshët shtëpiake ndihmojnë shumë në largimin e stresit dhe problemet tjera me presionin e gjakut, të rrahurat e zemrës.

2. Ju mbajnë në lëvizje

“Qenve iu duhen së paku 30 minuta ushtrime në ditë”, thuhet në një studim tjetër, shkruan “Health”. Personat që mbajnë kafshë shtëpiake janë 34 për qind më aktivë fizikisht se ata që nuk kanë kafshë shtëpiake.

3. Luftojnë vetminë

Mbajtja e një kafshe shtëpiake, sipas hulumtuesve, ju ndalon të thoni “A jam i vetmi që nuk ka plane sot?”. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që jetojnë vetëm me kafshë shtëpiake nuk e ndjenjë asnjëherë vetminë.

4. Zgjerojnë besimin tuaj

Sipas një studimi në “Journal of Personality and Social Psychology”, kafshët shtëpiake ulin vetminë, ankthet dhe depresionin, dhe besojnë më shumë vete.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998