INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër mënyra për t’ia zvogëluar vetes  rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës

Katër mënyra për t’ia zvogëluar vetes rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës

Publikuar më: 16:07 21-02-2018

Sëmundjet e zemrës dhe rreziku i tyre janë mjaft serioz. Ato mund të zvogëlohen duke i bërë ndryshimet e duhura në stil të jetesës.

Zvogëlimi i rrezikshmërisë së sëmundjeve kardiovaskulare nënkupton t’ia zvogëloni vetes mundësitë për të pësuar sulm në zemër, sulm në tru apo për të pasur çrregullime të ndryshme. “Me rritjen e popullsisë në botë, ku janë mbi shtatë miliardë njerëz, dhe njerëzit vazhdimisht po plaken, sëmundjet kardiovaskulare po mbesin kërcënim serioz të cilin nuk mund ta injorojmë”, thotë Dr. Sneh Khemka.

“Përmes edukimit dhe matjeve të ndryshme ne mund t’i inkurajojmë njerëzit të bëjnë ndryshime në stil të jetesës – ndryshime të cilat ndikojnë në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut dhe e adresojnë problemin e rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare”.

Hani ushqim të shëndetshëm

Ju mund të jetoni më gjatë vetëm duke ngrënë një dietë të shëndetshme.

Shmangni yndyrat e saturuara – p.sh., vajin perimor – dhe zëvendësoni me yndyra të pasaturuara, si djathi, gjalpi, djathi.

Ndër ushqimet më të shëndetshme për shëndetin e zemrës janë çokollata e zezë, hudhra, portokajtë, bajamet, arrat, shegat, sardinet, etj.

Keni kujdes nga shtypja e lartë e gjakut

Shtypja e gjakut duhet të monitorohet në mënyrë që t’i reduktoni rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Aq më e lartë që është shtypja e gjakut, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.

Luftojeni stresin

Stresi e rritë dukshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, gjë që mund të shpijë në sulme të zemrës dhe vdekje.

Prandaj mundohuni t’i shmangni rrethanat që ju bëjnë të ndiheni të shqetësuar apo stresuar.

Zvogëloni sasinë e alkoolit

Nëse do të konsumoni alkool, konsumoni sasi të vogla dhe mundësisht vetëm verë të kuqe, pasi vera e kuqe në sasi modeste ndihmon në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604