INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër periudhat që kalon njeriu në jetë! Zgjidhni një simbol dhe zbuloni në çfarë faze keni hyrë!

Katër periudhat që kalon njeriu në jetë! Zgjidhni një simbol dhe zbuloni në çfarë faze keni hyrë!

Publikuar më: 19:55 03-10-2018

Ndërsa kalojmë nëpër faza të ndryshme të jetës, personaliteti ynë i nënshtrohet ndryshimeve të shumta! Kjo është pjesë e përvojës njerëzore dhe askush prej nesh nuk mund ta shmangë atë edhe nëse do të përpiqeni. Megjithatë disa njerëz mund të qëndrojën të mbërthyer në një fazë më gjatë se të tjerët. Interesant është fakti se këto faza të jetës nuk varen nga mosha e një personi! Carl Jung, një psikiatër dhe psikoanalist nga Zvicra , një nga figurat më me ndikim në fushën e psikologjisë, tha se këto faza varen nga personaliteti individual dhe rrugët që një person merr në jetë. Për të zbuluar më shumë rreth fazës së jetës, në të cilën keni hyrë në këtë moment, hidhini një sy të gjitha këtyre simboleve dhe zgjidhni atë që ju tërheq vëmendjen. Besojini instinktit dhe nënndërgjegjies suaj për të bërë zgjedhjen e duhur.

1. Faza e Atletikës

Nëse zgjodhët simbolin e parë, jeni në fazën më të papjekur ! Tiparet më të zakonshme të njerëzve që janë aktualisht në këtë fazë janë egoizmi dhe narcizmi. Në këtë periudhë njerëzit shqetësohen më shumë për atë ç’ka duken dhe jo për atë ç’ka janë ! Për shkak të papjekurisë së tyre, njerëzit në këtë fazë jetojnë sikur universi të sillej rreth tyre dhe vetëm atyre. Ata janë të verbër ndaj problemeve të të tjerëve dhe nuk kanë interes për gjërat që ndodhin rreth tyre! Ironikisht, megjithëse narcisizmi është një tipar kyç i kësaj faze, ka edhe vetëkriticizëm dhe mungesë vetëbesimi. Edhe pse janë dy ekstreme, ato shkojnë dorë për dore gjatë fazës së atletëve.

2. Faza e luftëtarit

Pas fazës së atletit (fazë të cilën të gjithë e kalojnë) vjen faza e luftëtarit.

Në këtë fazë njerëzit janë më të pjekur e mësojnë të marrin përgjegjësinë e veprimeve të tyre. Mësojmë të zbatojmë njohuritë që kemi dhe t’i përdorim këto të fundit për të përmirësuar veten dhe botën përreth nesh. Disa nga mësimet mund të jenë të ashpra, por ato janë të domosdoshme të gjithë. Suksesi, ambiciet dhe përpjekja për të përmbushur qëllimet karakterizojnë gjithashtu këtë fazë. Ngadalë planet tona për të ardhmen fillojnë të kristalizohen dhe ne përjetojmë rritjen më të madhe personale.

3. Faza e urtësisë

Faze e tretë e jetës është ajo e maturimit, mençurisë dhe urtësisë. Në fazën e mëparshme, mësuat të merrnit përgjegjësi për veten dhe të tjerët, por në këtë periudhë jeni gati të merrni vendime për jetën e të tjerëve, e kur themi këtë e lidhim me pasardhësit tuaj! Jeni gati të sillni në jetë një fëmijë, ta edukoni e t’i kaloni të gjithë mençurinë tuaj. Mund të jetë e frikshme, por është gjithashtu një periudhë shumë emocionuese. Kjo fazë ju bën edhe të mendoni për atë çka po lini për ta.

4.Faza Shpirtërore

Faza shpirtërore është faza e fundit, të cilën nuk e arrijnë të gjithë njerëzit. Ndërsa pasuria, marrëdhëniet, objektet e bukura dhe sukseset janë të rëndësishme në fazat paraardhëse, spiritualiteti juaj fillon të marrë përparësi mbi gjithçka tjetër në këtë periudhë. Tani më shumë se kurrë, ju ndiheni të lidhur me universin. Kjo është periudha e vetërealizimit,

Njëshmëria jonë me Shpirtin gjithpërfshirës ngadalë zgjerohet në ndërgjegjen tonë dhe bëhemi të vetëdijshëm se ne jemi thjesht qenie të energjisë që kalojmë nëpër hapësirë. Jeta nuk ka as fillim as fund. Pa marrë parasysh se çfarë, udhëtimi duhet të vazhdojë, sipas Living. Pasi të keni arritur paqen e thellë të shpirtit, ju do ta gjeni veten duke u afruar për të mësuar dhe udhëzuar të tjerët në mënyrë që edhe ata të mund të hyjnë në këtë fazë që ju jeni të bekuar të përjetoni. 

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678