INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju tradhton

Katër shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju tradhton

Publikuar më: 17:21 30-05-2019

Nuk ka nevojë as të diskutohet kjo: të tradhtoheni është një prej gjërave më të këqija që ekziston!

Por, ndonjëherë ju mund të keni dyshime se a po ju tradhton partneri/partnerja edhe pa e ditur saktë të vërtetën.

Ta pyetni partnerin se a po ju tradhton është gjë e vështirë për t’u bërë, plus përgjigja jo domosdoshmërish është e vërtetë.

Kështu, Celia Schweyer, eksperte e lidhjeve, ka treguar për shenjat nga të cilat duhet të keni kujdes nëse mendoni se partneri po ju tradhton.

Papritmas nuk mund ta kontaktoni atë

Kur puna e partnerit ia bën atij të vështirë ta kontaktoni, kjo nuk nënkupton se është duke tradhtuar.

Sidoqoftë, mund të jetë shenjë e qartë e tradhtisë nëse papritmas atë nuk mund ta kontaktoni dhe këtë nuk e keni pasur problem më herët.

Lidhja dhe intimiteti fillojnë të shuhen

Intimiteti dhe lidhja janë disa faktorë që e përcaktojnë forcën e një lidhje. Posa të ndiheni se ato janë duke ndërtuar mur mes juve dyve, atëherë ju duhet të filloni të zbuloni se çfarë po ndodh.

Zakonisht fillohet me më pak komunikim, mungesë gatishmërie për të dalë, zemërime të lehta, etj.

Bëhet më i/e fshehtë

Thirrjet telefonike nuk janë gjëja e vetme që i fshehin. Nëse nuk ju lejon t’ia prekni telefonin ose nëse e ka ndryshuar fjalëkalimin për të mos e ditur ju, atëherë kujdes.

Ka ndryshuar jeta seksuale

A ka ndryshuar jeta juaj seksuale në mënyrë drastike? A jeni duke bërë seks më rrallë se zakonisht? Atëherë, përveç se mungesa e seksit mund të jetë shenjë e nivelit të ulët të libidosë, ndonjëherë mund të jetë edhe shenjë e diçkaje më serioze – tradhtisë!

Article Logic
Execution time: 0.0042819976806641