INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër shenjat që tradhtojnë një gënjeshtar

Katër shenjat që tradhtojnë një gënjeshtar

Publikuar më: 09:59 19-06-2016

Një njeri mund të thotë disa gënjeshtra gjatë ditës. Këto jo të gjitha me qëllim të keq. Sipas studiuesve, ne gënjejmë sepse përpiqemi të jemi ata që ëndërrojmë.

Por si mund të kuptojmë se ai që kemi përballë po na gënjen? Ja katër mënyra për të dalluar një gënjeshtar.

Veta e tretë

Dikush që gënjen shpesh, ka tendencën të flasë në vetën e tretë. Kjo mund të jetë një mënyrë për t’u distancuar nga gënjeshtra që po tregon.

Gjuha negative

Nëse ai që po na flet përdor një gjuhë me terma negativë, kjo është një shenjë se po gënjen.

Histori të thjeshta

Kush nuk tregon të vërtetën, ka tendencën ta thjeshtojë tregimin, për të mos bërë gabime me detajet. Gënjeshtarët tregojnë histori pa shumë nuanca.

Fraza të shkurtra e të artikuluara

Historive të thjeshta u korrespondon gjithnjë një gjuhë e thjeshtë. Frazat janë të shkurtra dhe pa shumë zbukurime.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158