Chelsea pritet të përballet me shumë ndryshime në fund të këtij edicioni. "TheSun" është e sigurtë se me të përfunduar ky edicion, nga skuadra do të ikin katër nga lojtarët më të mirë te Chelsea.
Eden Hazard dhe Diego Costa janë të parët në listë për tu larguar pasi që thuhet se janë mjaft të pakënaqur me jetën e tyre në Londer. Costa pritet të rikthehet në Atletico Madrid, ndërsa Hazard do të shikoi ofertat nga Spanja dhe skuadra e PSG-së.
Edhe Thibaut Cortouis e dëshiron largimin gjë të cilën thuhet se ua ka thënë drejtuesve të skuadrës. Portieri belg thuhet se që nga ardhja te Chelsea nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij.
Largimi i Oscar është më se i sigurtë pasi që braziliani nuk ka lënë më vend te Chelsea, largim që pritet të jetë me marrëveshje reciproke.