INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katy dhe Orlando të pandashëm: Çfarë po planifikojnë këtë herë?

Katy dhe Orlando të pandashëm: Çfarë po planifikojnë këtë herë?

Publikuar më: 13:29 06-03-2016

Vetëm pak javë kanë kaluar pasi ata të dy bënë zyrtare lidhjen e tyre gjatë pushimeve në Hawaii.

Katy Perry dhe Orlando Bloom tashmë fluturan për në Londër, në vendlindjen e aktorit. Dy të dashuruarit, tashmë duken se nuk e kanë problem të fotografohen së bashku. Thuhet se Katy dhe Orlando kanë filluar të takohen që në muajin Janar, dhe pas disa flirtesh në mbrëmjen e Grammy Awards, hitbërësja e Firework duket se njeh mirë miqtë e Bloom. Ata të dy do të jenë prezent në martesën e një miku të aktorit “Pirates of the Carabbiean”. Sipas një burimi për People, thuhet se Orlando i ka prezantuar asaj djalin e tij 5 vjeçar, Flynn, nga martesa me modelen Miranda Kerr dhe që atëhere lidhja mes tyre është tepër serioze. Për më tepër Katy duket shumë e lumtur përkrah tij. Çfarë do të thotë kjo? Mbase së shpejti një unazë në gishtin e këngëtares?

Article Logic
Execution time: 0.004176139831543