Zakonisht ndodh e kundërta por këtë herë janë këngëtaret shqiptare ato që kopjohen nga të huajat.
Madje asaj i ka ndodhur shpesh së fundmi dhe rastet i ka bërë vetë publike duke treguar se ka qenë hapa para këngëtareve të huaja, vite më parë. Ndërsa këtë herë është një vajzë që i ka dërguar një foto Aurela Gaçes ku i tregon se Katy Perry ka veshur në koncertin e saj të fundit, të njëjtën veshje që Aurela e ka veshur vite më parë në klipet e saj. Dihet që Aurelës i pëlqen të luajë me look-un, gjë që ka bërë të jetë edhe një hap para me tendencat.