Më parë Katy Perry premtoi se do të publikonte një video të saj tërësisht nudo, dhe nuk vonoi shumë që të mbante premtimin.
Ajo përdori trupin e saj, që natyrisht tërheq vëmendjen e të gjithëve, pavarësisht se për kë votojnë, që të japë një mesazh inkurajues për të gjithë. Bukuroshja 31 vjeçare u ka dhënë zemër (dhe çfarë zemre se) të gjithë votuesve amerikanë që më 8 nëntor të shkojnë dhe të votojnë, pasi me zgjedhjen e Presidentit amerikan vendoset fati i botës së lirë. Për këtë arsye nuk ka rëndësi si duken apo se çfarë veshin, për sa kohë janë të veshur. Fjalë e Katy Perry!
Today, on #VoterRegistrationDay, I, @funnyordie and @rockthevote invite you to... #IRegistered pic.twitter.com/6kscHoRa0k
— KATY PERRY (@katyperry) September 27, 2016