Ata po na dëshmojnë se lidhja e tyre nuk është në krizë, edhe pse javën e kaluar ishin përhapur thashethemet që Orlando e kishte tradhëtuar, Katy Parry-n, me ish të dashurën e tij, Selena Gomez. Çifti dukej shumë bukur dhe të dashuruar gjatë drekës, në Kanë, me mikeshën e tyre, Kate Hudson. Siç duket nga fotot, ata mezi i mbanin duart dhe buzët larg njëri-tjetrit.
Gjatë kohës që Katy bisedonte me aktoren 37 vjeçare Hudson, Orlando ishte i fiksuar me të dashurën e tij, duke qeshur gjatë gjithë kohës, duke e puthur, dhe duke bërë selfie. Këto foto na tregojnë qartë se marrëdhenia e tyre, është më e shëndetshme se më parë.