Thanë se ishin miq, por ku besohen artistët rreth jetës private?
Katy Perry dhe Robert Pattinson u pikasën duke ngrënë darkë së bashku në Hollivudin perëndimor mbrëmjen e së shtunës. Autorja e shumë hiteve dhe ylli i sagës “Twilight” shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit ndërkohë që darkonin në një restorant luksoz. Vetëm pak javë më parë Pattinson deklaroi se ishte thuajse i fejuar me të dashurën e tij FKA Twigs, ndërsa tani duket në një pozitë tjetër. Edhe pse në dukje ata janë vetëm miq, kjo darkë duket si diçka më shumë. Katy dhe Robert janë bërë romantikë ndërkohë që janë afruar së tepërmi me njëri-tjetrin. Ç’do mendojë vallë FKA Twigs?