Ndërkohë që Gigi Hadid ka deklaruar se Taylor Swift i është rikthyer studios muzikore, Katy Perry është rikthyer bindshëm tashmë me këngën e saj “Rise”, himn i Lojërave Olimpike Rio 2016. Marrëdheniet mes tyre janë akoma shumë të ftohta, por Katy mesa duket është e gatshme t’i japë fund armiqësisë, por sipas kushteve të saj. Një nga fansat në Twitter e pyeti këngëtaren nëse do bashkëpunonte me Taylor Swift, dhe e menjëhershme ishte përgjigja e saj. “Në qoftë se ajo më kërkon falje, sigurisht”.
Katy e dha verdiktin e saj, tashmë po presim si do reagojë Swift.