Katy Perry për një kohë të gjatë ka bërë pushim, dhe mesa duket po përgatiste diçka të madhe. Këngëtarja 31 vjeçare ka publikuar trailerin e këngës së saj më të re “Rise”, e cila do të jetë himni i Lojërave Olimpike “ Rio 2016”. “Së shpejti unë do të #RISE (Ngrihem) shkruan Katy në Instagram, së bashku me një klip të shkurtër nga video, e cila përmban një peizazh mbreslënës, ku ajo tërheq një parashutë. Kënga tashmë është nr2 në Billboard, dhe me siguri shumë shpejt, do të jetë e para. Nuk dihet ende se kur do të publikohet video e plotë, por Katy njoftoi në Twitter se do të ndodhë shumë shpejt.