Ndërkohë sa i përket i lajmit të fundit, shumë shpejt ka ardhur një reagim edhe nga e dashura e aktorit, bukuroshja Katy Perry.
Kjo e fundit si për çudi ka zgjedhur Twitter për të treguar indinjatën e saj rreth fotove dhe videos qe po qarkullojnë online me protagonist Orlando Bloom dhe Selena Gomez. Më konkretisht artistja 31-vjeçare ka postuar një link të një kënge të vjetër të Peggy Lee duke e shoqëruar me pyetjen "Is that all there is" a është kjo gjithçka ç'ka mbetur. Dhe në fakt po të dëgjosh tekstin e këngës ai i drejtohet një djali i cili ndonëse shumë i dashuruar me të dashurën e tij, një ditë zgjedh të largohet nga ajo. Por a është ai gjithçka çfarë ka mbetur për t'u dashuruar? Urojmë që Orlando ta ketë marrë mesazhin. Në mos këtë, të paktën të ketë parasysh vargjet e këngës "Dark Horse"..."më kthe në Afroditin tënd, por kurrë në armiken tënde"!