Ndërkohë që e gjithë bota është e zënë duke u marrë me thashethemet rreth trekëndëshit Orlando Bloom, Selena Gomez dhe Katy Perry, kjo e fundit ka preferuar t’i sqarojë të gjitha keqkuptimet në rrjetin e saj të preferuar social, Twitter.
Këngëtarja 31-vjeçare ka ndarë një link me të gjithë fansat duke e shoqeruar me komentin se njerëzit në vend që të merren me konspiracione dhe fjalë të pavërteta, duhet më mirë të kthejnë fokusin tek ajo çfarë ka rëndësi në të vërtetë. Dhe këtu artistja më e ndjekur në Twitter, i referohet shkrimit të të dashurit të saj Orlando Bloom rreth rëndësisë së edukimit. Në këtë status është bërë pjesë edhe Selena, duke i dhënë të drejtë Perry-t. A do të thotë kjo se mes këtyre dy vajzave nuk ka “Bad Blood”? E megjithatë fotot e Bloom dhe Gomez mbeten tepër komprometuese!