INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kaubojsi” i bashkohet zyrtarisht opozitës [FOTO]

“Kaubojsi” i bashkohet zyrtarisht opozitës [FOTO]

Publikuar më: 20:10 09-05-2017

Eduard Ndocaj, i cili njihet si deputeti “kaubojs”, së fundi, ka kaluar në mbështetje të  opozitës.

Lëvizjen e tij ai e kishte njoftuar më parë, ndërsa sot ka zhvilluar një takim zyrtar me kreun demokrat Lulzim Basha.

Ndocaj ka qenë përfaqësuesi i PS në zgjedhjet e kaluara, por, më pas, ai u përplas ashpër me kreun socialist Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Eduard Ndocaj u zgjodh në krye të PBDKSH, parti të cilën tashmë e ka shpallur mbështetëse të kauzës opozitare.

Në një postim në rrjetet sociale Ndocaj shkruan: “Sot, z. Basha, Kryetari i PD-se dhe lideri i Opozites priti sot ne oren 17.30 ne Seline e PD-se, deputetin dhe Kryetarin e PBDKSH qe ishte i shoqerua nga N/Kryetari z. Alban Daci dhe delegate te tjere si: z. Tom Bitraj, Lore Leka, Bora Uka dhe Domenika Gjeci. Me kete takim PBDKSH dhe z.Ndocaj eshte zyrtarisht aleat i Bashes dhe PD-se per kauzat e demokracise. Takimi ndodhi ne oren 17.30 ne Seline e PD-se menjehere pasi mbaroi takimi i z. Basha me Ambasadorin Lu”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838