Eduart Ndocaj kërkoi që të rinumëroheshi në KQZ votat e 11 kutive për Bashkinë e Lezhës. Pasi u rinumëruan rezultuan në total 4 vota më shumë për kandidatin Eduart Ndocaj.
Ndocaj, përmes një video të shpërndarë në profilin e tij facebook, e ka konsideruar KQZ-në një institucion kriminal, i cili prej 29 vitesh tallet me votën e lirë të shqiptarëve.
Qumështor dhe parazit të shoqërisë, e ka cilësuar Ndocaj, Denar Bibën dhe ka sqaruar për opinionin se kërkesa e tij është e plotë, dhe jo ashtu sic e paraqet KQZ-ja.
Ndocaj ka theksuar se ankimimi i tij është bërë për numërim të votave, bazuar në listat e zgjedhësve si dhe një sërë parregullsi të tjera, ku me prova kam depozituar fakte të mjaftueshme. Më pas ka lëshuar dhe fjalë ofenduese ndaj Bibës.