INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kaubojsi” krijon partinë e re, ja si do të quhet [FOTO]

“Kaubojsi” krijon partinë e re, ja si do të quhet [FOTO]

Publikuar më: 19:35 07-11-2016

Ku ka zë nuk është pa gjë është shprehja e urtë popullore, dhe e kemi fjalën për partinë më të re të krijuar nga deputeti Eduart Ndocaj, pasi kishte disa javë që po flitej për një lëvizje të tillë. Është vetë “Kaubojsi” ai që e ka njoftuar këtë, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. Partia e re “Emigracioni Shqiptar” do të jetë plotësisht e dedikuar për shqiptarët e emigracionit, dhe është themeluar në Pesaro të Italisë. Themelues janë përfaqësues të disa shoqatave për emigrantët dhe objektiv kryesor është përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar.

Po ashtu, bëhet e ditur se me shumicë votash Ndocaj është zgjedhur në krye të kësaj force. 

Postimi i Ndocaj ne Facebook:

Lind në Itali lëvizja politike (Partia Emigracioni Shqiptar)

Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës.

Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos:

1. Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar)
2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj 
3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli     
4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami

Kjo lëvizje u krijua me vullnetin e lirë të pjesëmarrësve dhe po ashtu në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Kartave Ndërkombëtare.

Çfarë është kjo lëvizje?

Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut.

Parimet e Lëvizjes!

– Respektimi i Demokracisë       
– Respektimi i Shtetit Ligjor        
– Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë  
– Respektimi i Kushtetutave Demokratike           
– Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike

– Meritokracia  
– Përfaqësimi dinjitoz

Objektivat

– Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar   
– Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit).              
– Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë             
– Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë     
– Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik  
– Promovimin e vlerave kombëtare në Europë 
– Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet 
– Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil      
– Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike           
– Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë

Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje?

Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.

Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje?

Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje.

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145