Deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj, duke parë plani urbanistik i qytetit të Durrësit, ka ironzuar duke bërë një krahasim: Plan që e ka zili edhe Florida.
Ai përmes një stautusi në facebook shkruan se Durrësi është për t’u patur zili, e nis e rendit me rradhë problemet në këtë qytet bregdetar.
“Palma të thata, depozita afër detit, gropa me ujë gjithashtu edhe pa ujë. Në këtë zhvillim edhe Ushtarit të Panjohur i duket vetja demode dhe nga dita në ditë pritet të largohet tek "armiqtë" gjermanë për azil politik,” shkruan Ndocaj.
Madje Ndocaj ndërhyn dhe politikisht. Sipas tij Krybashkiaku, Vangjush Dako, foli në Kongresin e Partisë Socialiste për Ben Blushin, në një mënyrë të tillë sikur të kishte mbaruar punët e Durrësit dhe e kishte bërë atë si Florida.