Nismat për të bërë bamirësi në këto prag festash, janë një shembull mjaft pozitiv dhe human.
Shumë personazhe të njohur i janë bashkuar këtyre nismave të organizuara nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe dy ndër ta janë Flori Mumajesi dhe Valbona Selimllari. Ata i janë përgjigjur idesë për të ndihmuar fëmijët e punonjësve të policisë të cilët janë të sëmurë. “Faleminderit Z. Ministër që na bëre pjesë të kësaj nisme. Kemi nevojë për dimensione të tilla njerëzore”, shkruan Valbona në këtë foto krah ministrit Tahiri dhe Florit.
Gjithashtu, pjesë e kësaj nisme do të jenë edhe Dj-të të cilët të shtunën, me datë 17 në orën 12.00 do të luajnë muzikë në zonën e bllokut pikërisht për këtë kauzë, që iu vjen në ndihmë rreth 200 fëmijëve të sëmurë të punonjësve të policisë.