Një qytetar nga Kavaja ka hapur zjarr ndaj grupit të OSHEE-së gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin dhe verifikimin në terren.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orën 16:00 ndërsa aboneti i arrestua si dhe u sekuestrua arma e zjarrit, çifte.
‘Gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin dhe verifikimin në terren të abonentëve, sot rreth orës 16.00, grupi i punës së OSHEE Drejtoria Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonetit Dritan K., i cili përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat. Sakaq, mësohet se është sekuestruar arma e zjarrit, çifte,’ thuhet në njoftimin e OSHEE.