Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të një kompleksi turistik në Golem, Kavajë. Sipas burimeve policore, paraditen e sotme, rreth orës 10:35, pas një sherri për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, shtetasi A.Ç është qëlluar me armë zjarri, dhe pas plagëve të marra në trup është dërguar menjëherë në spital. Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes, dhe e ka shpallur në kërkim atë. Ai është 23 vjeçari, Lajden Kadilli, i cili ka qenë në tavolinë me shokun e tij A.Ç 24 vjec, dhe pasi e ka qëlluar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ku ndodhen tashmë uniformat blu që po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes.