INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kazuo Ishiguro, fituesi i çmimit Nobel, që kapi karakteret e personazheve mes botëve

Kazuo Ishiguro, fituesi i çmimit Nobel, që kapi karakteret e personazheve mes botëve

Publikuar më: 17:44 07-10-2017

Kur Saul Bellow e fitoi “Nobelin” për letërsi më 1976, rrëfente se brenda tij po “shkrihej fëmija”, por se “i madhi kishte dyshime”. Bellow thoshte se kuptoi që kishte njëfarë “poshtërimi sekret i lidhur me çmimin”, sepse “shumë prej shkrimtarëve më të mëdhenj të vendit nuk e fituan”. Në brendinë e shumë lexuesve po shkrihej shpirti fëmijëror nëse jo edhe te të rriturit skeptikë, kur Bob Dylani e ktheu në Shtetet e Bashkuara çmimin vjetor të “Nobelit” për letërsi. Dhe më vonë u çua goxha pluhur kur u mor vesh se Dylani kishte vjedhur haptas nga “SparksNotes” një pjesë të fjalimit të pranimit të çmimit, shkruan New York Times.
Sivjet nuk do të ketë pluhur të madh në opinionin amerikan: Kazuo Ishiguro, i cili u lind në Japoni dhe u rrit në Angli, është njeriu i duhur – ai ka mbi tri dekada që kurrë nuk iu nda letërsisë – shkrimtar i mrekullueshëm dhe jashtëzakonisht interesant. Ishiguro, shkrimtari i parë japonez që e fiton “Nobelin” pas Kenzaburo Oes më 1994, është artist i maturisë dhe baraspeshës. Asnjëri prej romaneve nuk është i njëjtë me veprën paraprake, megjithatë ia ka dalë të gdhendë një karrierë të qëndrueshme me fokus ndjeshmërinë. Ai krijon botë që bëhen të qarta fjali pas fjalie, duke zbuluar më pas tablonë e madhe në horizont. Romanet e tij kanë të bëjnë me zbulimin dhe zbulesën, dhe me faktin se sa ngadalë arrijnë edhe tek vëzhguesi më i përpiktë. Ishiguro është më i njohur për romanin e tij të tretë, "The Remains of the Day" të botuar në vitin 1989.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668