INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh'', kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, ja letra [FOTO]

''Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh'', kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, ja letra [FOTO]

Publikuar më: 20:32 01-12-2018

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënuese në Ministrinë e Brendshme. Letra kërcënuese është publikuar nga Salvini në rrjetet sociale, ku thuhet se pas tij qëndrojnë 3 shqiptarë që do e ekzekutojnë.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-thuhet në letër.

Por Salvini, duket se e ka marrë me sportivitet dhe shkruan se po ecën përpara në punën e tij.

“Letër me kërcënime, me një gramatikë të dobët në italisht ka ardhur në Ministrinë e Brendshme. Puthje e përqafime”, -shkruan Salvini në Twitter.

sav.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045