Në këtë ditë ditëlindjesh edhe Presidenti Ilir Meta nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka zgjedhur që ta urojë publikisht Partinë Socialiste për 27 vjetorin e themelimit të saj.
Ilir Meta:
“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”.
Nëse PS e uroj publikisht nuk bëhet e ditur nëse Ilir Meta i ka përcjellë mesazh urimi Lulzim Bashës për 44 vjetorin e lindjes.