INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE: Gratë në Shqipëri abortojnë nëse mësojnë se do lindin vajzë

KE: Gratë në Shqipëri abortojnë nëse mësojnë se do lindin vajzë

Publikuar më: 09:20 24-01-2018

Këshilli i Evropës ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri, dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave. Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem. Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve. Norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash dhe studimi vërteton se ky ekuilibër në Shqipëri është prishur pikërisht për shkak të shtimit të rasteve të abortit selektiv. Dëshira për të pasur të paktën një pasardhës mashkull në familje është shkaku kryesor i aborteve të qëllimshme të foshnjave vajza. Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit në bazë të gjinisë së fëmijës, një fenomen i përhapur dikur kryesisht në vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji.

Article Logic
Execution time: 0.0030238628387451