INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ke$ha humb gjyqin, e dënuar përjetë?!

Ke$ha humb gjyqin, e dënuar përjetë?!

Publikuar më: 11:21 22-02-2016

Kesha nuk do e ketë aq të lehte sa mund ta kishte parashikuar.

Nëse për ndonjë moment e ka çuar nëpër mend idene që të lidhte një kontratë me një shtëpi tjetër diskografike, mund ta harrojë. Kjo sepse gjykata, e cila shqyrtoi çështjen e saj kundër producentit të Sony Music, Dr. Luke, ka vendosur që këngëtarja e talentuar nuk do të mund ta prishë dot këtë kontrate dhe të realizojë muzikë të re diku tjeter. Pak ditë më parë ajo bëri të ditur se Dr.Luke e kishte droguar dhe përdhunuar atë para një viti, për të lidhur një kontratë me të, gjë që ky i fundit e mohoi në gjykatë duke u shprehur se Kesha kërkon thjesht vëmendje për të hequr dorë nga kontrata. Sido që të jetë e vërteta, ne i qëndrojmë pranë artistes.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947