Në fund të fundit e meritonte!
Pas një periudhë të vështirë që po kalonte mes lotësh dhe gjyqesh dhe pas humbjes së çështjes nga ana e saj, Kesha më në fund buzëqeshi. Këngëtarja 28-vjeçare dhe i dashuri i saj, Brad Ashenfelter janë fotografuar teksa pushonin në Karaibe. E veshur me rroba casual dhe të rehatshme, Kesha dukej e buzëqeshur pranë Brad, të zhytyr të dy në bisedime duke i dhënë fund me një përqafim dhe një shëtitje me barkë pranë resortit të tyre. E pas një dite të bukur, ajo poston një foto në Instagram teksa i bie kitarës në dhomën e hotelit. Mesa duket, shumë shpejt ajo do vijë me projekte të reja pasi këngëtarja duket se ka shumë për të thënë. Vazho kështu Kesha!