Adelina Berisha është acaruar aq shumë saqë ka kërcënuar dikë me gjyq.
Ajo dikur ishte pjesë e “On Records” por si duket ajo që këngëtarja tha në një intervistë ku u shpreh se “Të gjithë On records janë fansat e mi” e penalizoi rëndë Adelinën me përjashtimin nga labeli “On Records”. Por nuk mbaroi me kaq. Të gjithë fansat e këngëtares Kida iu kundërvunë rëndë Adelinës, madje së fundmi duke i hapur edhe faqe ku e quajnë k**vë. Dhe portaleve nuk kishte si t’iu shpëtonte diçka e tillë të cilën e pasqyruan si lajm. Por Adelina nuk e ka pritur aspak mirë, madje ka kërcënuar me gjyq gazetarin që e ka shkruar. “O gazetarë pa lidhje, pa pikë shkolle që bëni lajme të rreme. Ju nuk jeni normal, keni me u ballafaqu me gjyq me prek tjetrin në personalitet. Pa pikë lidhje me shpik lajme të pavërteta. Ju premtoj që ai gazetar që e ka bërë atë lajm pa pikë dije në raport me mu, ka me u ballafaqu në gjyq. Turp”, shkruan këngëtarja e revoltuar.