INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ke lon Varrosin me dy plumba''/ MATOLALE i bëri DISS, NOIZY i përgjigjet me bisedat private: Do vdesësh, do përfundosh te...

''Ke lon Varrosin me dy plumba''/ MATOLALE i bëri DISS, NOIZY i përgjigjet me bisedat private: Do vdesësh, do përfundosh te...

Publikuar më: 10:30 08-03-2021

Nuk e kishim kuptuar deri tani, por raporti mes Noizy-t dhe MatoLale është krisur dhe vazhdon të jetë i tensionuar. Këtë gjë e tregoi ky i fundit me projektin e tij më të ri, “Resto”,  që është hapur një diss ndaj Noizy-t.

Reperi pranon se Noizy e ka mbështetur në fillimet e tij dhe thotë se e ka dashur si vëlla. Ai thekson se nuk e priste të merret një diss prej tij ndërsa e cilëson si një egoist që do e pësojë nga vetë egoja e tij. Mes rreshtave, ai ndër të tjera përmend dhe mikun më të mirë të Noizy-t, Varrosin.

“Ti ke me u bërë pishman, atëherë kur për ty do të ketë shumë vonë. Ti je egoist, ty egoja jote ka me të vrarë. Mos m’i fut mu klyshat me m’bo diss dhe me m’sha. “Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, janë fjalët e tij në këngë.

 

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Noizy-t, i cili ka publikuar disa biseda me MatoLalen, 1 ditë para se të publikonin duetin “Adrenalinë”. Siç shihet nga biseda, Noizy i kërkon MatoLale-s që ta shtyjnë publikimin e këngës së tyre, pasi ky i fundit kishte një mikun e tij të shtruar në spital.

sazg.jpeg

 

“Shokun ta bon për spital dhe s’të plasi shumë… mendjen e kishe te kënga me Noizy-n. Të kam mësuar dhe për shoqnin se si t’i rrish korrekt, se ke qenë dhe je i pa pjek ende. Kam aq shumë materiale për ty sa që edhe vet do habitesh”, ka shkruar Noizy përkrah fotove.

fgn.jpeg

WhatsApp-Image-2021-03-07-at-9.35.06-PM-4.jpeg

 

Më pas MatoLale ka akuzuar Noizy-n se ka lënë vetëm mikun e tij, Varrosin, në një moment shumë të vështirë, si për t’i vërtetuar pabesinë.

“Ti gangster ke lënë Varrosin me dy plumba në bark dhe ke shku t’u dhënë koncerte e t’u festu ditëlindjen. Rëndësi kanë lekët varja shokut. Dhe atë të shokut tim unë e kam dhuratë nga ty e kam pagujt shumëfish atë famë që më ke ‘dhënë’ ti. Dhe ‘hasëm’ me gjithë estradën prej teje. Suksese në jetë”, shkruan reperi.

sgg.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666