INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ke makinë??? Ja sa para shtesë do të paguash…

Ke makinë??? Ja sa para shtesë do të paguash…

Publikuar më: 15:41 02-03-2016

Ke makinë, një apo dy? Ok! Tashmë do të paguash më shumë për sigurimet e tyre! Nga 1 Marsi, të gjithë qytetarët që zotërojnë makina, do të paguajnë më shumë për sigurimet. Nga të dhënat mësohet se taksa e sigurimeve, e cila është rritur nga 3% në 10%, që ka hyrë në fuqi në fillim të muajit Janar ka dhënë ndikimin e saj në performancën e shoqërive të sigurimit. Dy muajit e parë të vitit duket se kanë shërbyer si “test” pasi rritja nuk është reflektuar në çmimet e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta TPL. Sipas të dhënave të AMF-së për muajin janar, tarifa mesatare e TPL-së u llogarit në rreth 16,900 lekë, afërisht sa në muajin shtator apo nëntor të vitit të kaluar. Drejtuesit e shoqërive të sigurimit janë mbledhur për të vendosur mbi “fatin” e tarifave për konsumatorët, e që ka të ngjarë që të shkojnë në rritje.

“ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhoj nuk subvencionohemi për këtë pjesë. Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%”.

Sipas të dhënave të AMF-së vlera e primeve të shkruara bruto për sigurimet motorike në janar të këtij viti u llogarit në rreth 486 milionë lekë ose rreth 10% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0026581287384033