INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ke marrë famë nga lidhja me Jonida Maliqin?'- Romeo i përgjigjet pyetjes së banorëve në shtëpinë e 'BBVIP'

'Ke marrë famë nga lidhja me Jonida Maliqin?'- Romeo i përgjigjet pyetjes së banorëve në shtëpinë e 'BBVIP'

Publikuar më: 14:30 17-02-2024

Banorët e "BBVIP" ditën e sotme kanë pasur mundësinë të pyesin "anonimisht" njëri-tjetrin për disa cështje apo kuriozitete që kanë, duke u përpjekur edhe t'i vendosin në vështirësi, si me pyetje për lojën brenda shtëpisë, ashtu edhe për jetën jashtë, kryesisht për jetën personale.

Një pyetje e tillë i është bërë edhe Romeos, i cili në fakt "akuzohet" shpesh për faktin që është bërë i njohur për publikun, të paktën më gjërësisht, në sajë të lidhjes me Jonida Maliqin, gjë për të cilën ai nuk ka folur shpesh, ndërsa të dy ata kanë bërë me dije në intervista të ndryshme se sot gëzojnë raport mjaft të mirë.

Kështu, aktori ka zgjedhur t'i përgjigjet pyetjes, edhe pse disa prej banorëve kanë kritikuar të tjerët se kjo është bërë për ta "sulmuar", ndërsa ndër të tjera Romeo u shpreh se Jonidën e ka dashur shumë dhe nuk e mendon aspak kështu lidhjen e tij me të, që i ka shërbyer për t'u bërë i famshëm, teksa tha po ashtu se nuk e ka vënë ndonjëherë marrëdhënien e tij në "peshore" në lidhje me këtë gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668