INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE mbështet amendimin e ligjit për Teatrin Kombëtar

KE mbështet amendimin e ligjit për Teatrin Kombëtar

Publikuar më: 13:35 10-09-2018

Komisioni Europian ktheu sot një përgjigje për teatrin kombëtar. Në një letër drejtuar sekretarit të përgjthshëm të kryeministrisë, KE sqaronte ndër radhë se nuk ishte shkelur ligji i MSA-së, porse këshillonte qeverinë që të ftonte edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë. Komisioni Europian mirëpret vendosmërinë e autoriteteve shqiptare për të amenduar ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Komisioni vlerëson se deri në këtë pikë nuk është shkelur asnjë parim i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por duke marrë parasysh shqetësimet e ngritura për mungesë konkurence dhe një tenderi të hapur, kërkohet që në vazhdimësi të respektohen parimet dhe principet themelore europiane. “Ligji Special, sikurse u adoptua, parashikon paracaktimin e një kontraktori pa tender të hapur, duke ngritur shqetësime sa i përket respektimin të parimit të mos-diskriminimit dhe parimeve të tjera të prokurimit publik të BE-së, trajtimit të barabartë dhe konkurencës së hapur. Prandaj, edhe pse deri në këtë fazë nuk është konstatuar asnjë shkelje ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Komisioni vijon të inkurajojë autoritetet shqitpare që të vazhdojnë më tej bazuar në parimet e prokurimit publik të BE-së si dhe të sigurojnë një akses jo-diskriminues për tregun. Në respekt të kësaj, Komisioni mirëpret qëndrimin e autoriteteve shqitpare për të amenduar Ligjin Special, për të prezantuar një thirrje të hapur mbi zbatimin e projektit zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo kompani private të ketë mundësi të bëjë një propozim për projektin.”
Më tej, Komisioni nënvizon rëndësinë e përcaktimit të kritereve të qarta, transparente dhe jo-diskriminuese për përzgjedhjen që do të bëhet në zbatimin e Ligjit për Teatrin. Po kështu ekzekutivi i BE-së mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për të bërë qartësime të tjera si dhe për të udhëzuar në këtë aspekt.

Article Logic
Execution time: 0.0060980319976807