Pas suksesit të Angelina Jolie me Maleficent duket se është radha e Emma Stone që të futet në botën e personazheve vizatimorë. Walt Disney Pictures është në bisedime me aktoren që u nominua për çmim Oscar për rolin e antagonistes historike në 101 Dalmatët, Cruella de Vil. Ideja është e ngjashme me atë të Maleficent, që të tregohet një version tjetër i historisë së gruas që kërkonte të rripte lëkurën e qenushëve dalmatë në filmin që do titullohet “Cruella”. Bisedimet sapo kanë nisur, por të shpresojmë për mirë pasi bukuroshja 27 vjeçare në rolin e Cruellës premton një film për të cilin ia vlen të shkosh në kinema. Skenari i filmit bëhet e ditur se është përfunduar tashmë nga e famshmja Kelly Marcel.