Instagram sapo mori një CEO të ri këtë javë pas daljes mjaft të diskutueshme të themeluesit te pare dhe ka pasur komente negative kundrejt Instagram per arsye nga me te ndryshme. Gjëja e fundit që i nevojitej perdoruesve ne keto momente është një ndërprerje dhe mos funksionim i instagram por kjo është pikërisht ajo që ndodhi sot.
Kompania ndaloi shërbimin si per web dhe aplikacion dhe çështja duket se ndikoi ne shumë vende dhe potencialisht tek të gjithë përdoruesit.Arsyet qe akoma nuk behen te ditura por thuhet qe mund te jete ndonje problem tjeter sic ndodhi javen e kaluar me 50 Mil profile Facebook te hackuara .
Facebook me një deklaratë pak para se shërbimi të kthehej shprehu :
"Ne jemi të vetëdijshëm se disa përdorues kanë vështirësi me llogaritë e tyre të Instagram. Ne jemi duke punuar për të zgjidhur çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur "
Me mbi një miliard përdorues në mbarë botën, sigurisht edhe pse zgjati vetem nje ore është një incident shumë i madh .