INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, apeli i Kukan për politikën shqiptare

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, apeli i Kukan për politikën shqiptare

Publikuar më: 11:46 29-05-2019

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisw sw Veriut. Në prezantimin e progres-raportit eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe për këtë arsye, komisioni rekomandon hapjen e negociatave dhe kushti kryesor për të dyja vendet është reforma në drejtësi.

"Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendja vendet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut" u shpreh Hahn.

Përfaqësuesi i së Djathtës Europiane, eurodeputeti Eduard Kukan vuri thekson tek kriza e brendshme politike në Shqipëri por duke mbështetur hapjen e negociatave.

“Ne të gjithë duam që kolegët e Ballkanit perëndimor të ecin para, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave. Në Shqipwri ka një politikë të brendshme të tensionuar dhe në 30 qershor zhvillohen zgjedhjet lokale dhe sa u u takon liderëve politike duhet të shkojnë përtej interesave të partisë, dhe të shkojnë drejt interesave të qytetarëve" u shpreh Kukan.

Kryeministri Rama përmes një postimi në twitter pa përshëndetur vendimin e Komisionit duke u shprehur se Shqipëria ka kryer me sukses detyrat.

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455