INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ke shpëtuar një person në moment kritik të jetës dhe …' Pas THUAJE, Luana Vjollca publikon mesazhet prekëse të ndjekësve!

'Ke shpëtuar një person në moment kritik të jetës dhe …' Pas THUAJE, Luana Vjollca publikon mesazhet prekëse të ndjekësve!

Publikuar më: 12:29 18-05-2022

Episodi i parë i “Thuaje” doli në transmetim javën e kaluar dhe nuk zhgënjeu askënd. Moderatorja Luana Vjollca u shfaq emocionale si kurrë më parë, e zhveshur nga çdo kompleks dhe i drejtoi publikut një mesazh të rëndësishëm: “të jemi njerëz”.

Vetë episodi titullohej “Si Njerëz”, ishte i gjatë 8 minuta e 37 sekonda dhe paraqiste Luanën e cila tregoi se projektin e konsideron një zë për ata që nuk kanë zë dhe e ka realizuar në një moment që ajo vet ka arritur shumë gjëra në jetë.

Me anë të këtij projekti Luana do të na tregojë të gjithë pjesën e jetës së saj jo vetëm pjesën e bukur që poston në rrjetet e saj sociale dhe bëhet fjalë për 5 histori personale që do të vijnë në episodet më pas.

Mesazhi i Luanës në episodin e parë të “Thuaje” ishte mjaft i rëndësishëm dhe i referohej njerëzve që vendosin të komentojnë jetën tënde më shumë nga ç’ju takon.

“Në fund të ditës bëni dhe jini çfarëdo që ju do kokrra e qejfit të jeni. Ju e keni në dorë jetën tuaj,” – tha moderatorja.

 

Disa ditë pas lançimit të #Thuaje EP1, Luana ka publikuar disa nga mesazhet që ka marrë nga ndjekësit e saj dhe ndihet mjaft krenare që ata e kanë marrë mesazhin. Secili shumë emocionues, por na preku zemrën akoma më shumë mesazhi i parë, ku fansi/ja i tregon se “me këtë prejekt Luana ka arritur të shpëtojë një person që ka qenë në momentin më kritik të jetës së saj nga ana e shëndetit mendor shkak i bullizimit dhe fjalëve të tepërta të njerëzve”

Kujtojmë se Luana publikoi edhe këngën e saj “Si Njerëz” që përcillte mesazhin e rëndësishëm kundër bullizmit. Artistja vuri në dukje sa i dëmshëm është bullizmi kibernetik dhe sa e rëndësishme është që në fund të ditës të sillemi si njerëz, pa lënduar të tjerët që fundja nuk kanë asnjë dëm drejtpërdrejt në jetën tonë.

Ndërkohë Vjollca premton se shumë shpejt del edhe Pj2 e #Thuaje si edhe një tjetër projekt i ri muzikor.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889