Që nga ndarja me Stinen, Roza Lati nuk është folur për ndonjë histori tjetër të gjatë.
Por këtë Shën Valentin ajo ishte vërtetë në dilemë dhe këtë e shpjegoi me anë të një statusi të publikuar në rrjetet e saj sociale.
‘Mbaj mend vjet për Shën Valentin i bëra dhuratë vetes gjoksin e ri, më profesional, u bë fiks 1 vit. Interneti merrej aq shumë me gjoksin tim, sa i vura dhe emra meqë m’i kishin bërë personazhe. I quajta Ana dhe Nina. Kshu që këtë foto si ta titulloj? Holding my Valentine? Apo... Holding my Ana?’, shkruan ajo me ironi. Megjithatë moderatorja këtë vit e festoi Shën Valentinin pasi mori një tufë me lule mbi të cilat ishte formuar shkronja e parë e emrin të saj. /intv.al/