INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE vazhdon vlerësimin e kriterit të fundit për vizat në Kosovë

KE vazhdon vlerësimin e kriterit të fundit për vizat në Kosovë

Publikuar më: 11:25 12-06-2018
Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë deklaruar se vlerësimi për kriterin e fundit për liberalizim të vizave në Kosovë, përkatësisht për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende. Në fund të muajit qershor, pritet ta përcaktojë përfundimisht fatin e liberalizimit të vizave për kosovarët. Komisioni Evropian pritet të publikojë rekomandimin lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për viza, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Ekspertët e procesit të integrimit, konsiderojnë se vlerësimi do të jetë pozitiv dhe se procesi i liberalizimit mund të finalizohet përgjatë këtij viti. Njësoj shpresojnë edhe krerët institucionalë, të cilët thonë se Kosova tashmë ka dorëzuar të gjitha të dhënat te zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ndërkaq zyrtarë nga KE-ja kanë thënë se vlerësimi i kriterit të fundit është duke vazhduar ende në këtë institucion. Gjithashtu është bërë e ditur se në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet, Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë edhe formalisht rekomandimin e KE-së.
 
 
BEE.jpg 
Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342