INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë zgjodhi mes dyshes? Patris Berisha flet për herë të parë për SHERRIN e Tunës me Robertin: ‘Vëllau është si shkjau ...’ [FOTO]

Kë zgjodhi mes dyshes? Patris Berisha flet për herë të parë për SHERRIN e Tunës me Robertin: ‘Vëllau është si shkjau ...’ [FOTO]

Publikuar më: 21:49 27-10-2018

Prej kohësh po përflitet sherri Robert Berisha – Tuna dhe deri më tani shihet se ende nuk kanë bërë paqe dhe të jenë pajtuar. Ata që kanë qenë shumë jashtë këtij debate, të paktën në public janë Nora Istrefi dhe Patris Berisha. Por ky i fundit si duket vendosi më në fund të mos qëndrojë në heshtje dhe të flasë. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Patrisi ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje duke u shprehur se njerëzit janë shumë kurioz, por secili duhet të shohë punën e tij.

“Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin për dikë. Ne e kemi një thënie në Kosovë ‘Heta i shikon punët e veta’ kështu që secili duhet të shohë punën e vetë, shtëpinë e vetë, gruan e vetë. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave, as e portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet nga mediat dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqëndrimin si nënë dhe punën e plaodhshme që bën në karrierë. Ne themi me shaka ‘Vëllau si shkjau’ kur do ta nënçmosh serbin, i themi shkjau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vetë, gruaja vendin e vetë. Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, u shpreh Patrisi.

I pyetur nëse mund të hidhet pas krahëve ky sherr mes tyre, Patrisi u përgjigj: “Ne nuk jemi në luftë, as në gjak. Çdo cudi ndodh tre ditë. Shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet”.

-640-0-5bd4d807a03fa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727