Tashmë Keidi Bare mund të cilësohet si një bast i fituar për trajnerin Simeone. Talenti i Shpresave të Shqipërisë ka shënuar golin e parë me skuadrën e Atletico-s dhe këtë e ka bërë ndaj gjigantëve anglez të Liverpool.
Simeone e aktivizoi që nga minuta e parë 19-vjeçarin shqiptar dhe ai ia shpërbleu duke shënuar golin e parë në këtë takim. Bare qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 60, duke zhvilluar një paraqitje fantastike përballë Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për “Audi Cup”.
Në momentin e golit, jo vetëm Bare festoi si i “çmendur”, mëse legjitime për të, por të njëjtën gjë bëri edhe Simeone.