Keira Knightley e ka transofrmuar veten në shumë karaktere përgjatë jetës së saj artistike, por duket se diçka e tillë nuk ka ardhur pa pasoja.
Është vetë aktorja britanike që zbulon të vërtetën e hidhur se rolet e panumërta dhe të ndryshme ia kanë rralluar se tepërmi flokët. Ajo u rrëfye për revistën INStyle ku shpjegoi se i ka lyer flokët e saj në çdo ngjyrë të imagjinueshme për filma të ndryshëm. Dhe tashmë duket se flokët e saj e kanë braktisur dhe kanë filluar t’i bien. Bën mirë që në të ardhmen të fillojë të kërkojë role për tullace...