Keisi prej ditësh ka ardhur në Tiranë. Ajo jeton në Kanada me familjen, por malli për partnerin e saj e ka bërë që të fluturojë përtej oqeaneve.
Stresi ndodhet në burg prej disa muajsh tashmë pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Kjo nuk e ka ndaluar aspak bukuroshen që herë pas here t’i bëjë atij dedikime mjaft të ndjera dh eta presë plot me mall.
E tillë ka qenë edhe fotoja e shpërndarë në ditën e sotme.
Partnerja e reperit është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur në prehrin e tij dhe duken më të dashuruar se asnjëherë.
“E gjithë bota ime!”- mbishkruan partnerja e reperit, e cila duket qartazi se po prêt me padurim dashurinë e jetës së saj që të jetë sërish i lirë.