INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi dëshiron të ndryshojë tek Stresi vetëm diçka, por nuk e dimë sa do dojë të bëjë këtë HAP Stresi!

Keisi dëshiron të ndryshojë tek Stresi vetëm diçka, por nuk e dimë sa do dojë të bëjë këtë HAP Stresi!

Publikuar më: 21:28 28-04-2020

Para pak javësh, marrëdhënie e Stresit me Keisin, ka qenë pak e koklavitur dhe shpesh herë komentoheshin për ndarje. Mirëpo tashmë ata e kanë normalizuar raportin e tyre dhe na kanë treguar që janë bashkë. Madje nuk i kanë kursyer deklaratat publike për njëri-tjetrin.

Megjithëse ndarja e tyre e fundit zgjati më shumë se zakonisht dhe të gjithë menduam se historia përfundoi pas largimit të Keisit në Kanada, dyshja është pajtuar sërish.

Në rrjete sociale, Keisi dhe Stresi treguan se janë ende bashkë dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në gjithçka.

Mirëpo, e vetmja e keqe që i ndan është largësia, siç ka treguar edhe vetë partnerja e reperit së fundmi në InstaStory.


E pyetur nga ndjekësit se cila do të ishte gjëja që Keisi do të kishte ndryshuar tek Stresi, ajo përmendi pikërisht vendin ku partneri jeton momentalisht.

“Nëse do kishe pas mundësi t’i ndryshoje diçka Arkimedit, cila do të ishte ajo?”- shkruan ndjekësi, ndërsa Keisi ia kthen:

“Asnjë gjëëëë, thjesht do kisha ndryshuar vendin ku jeton, që të ishte këtu pranë meje.”

WhatsApp-Image-2020-04-28-at-18.19.10.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004115104675293