INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keisi dhe Stresi na prekën zemrat me mesazhet e tyre për njëri-tjetrin: 'Ne nuk festuam kurrë bashkë!'

Keisi dhe Stresi na prekën zemrat me mesazhet e tyre për njëri-tjetrin: 'Ne nuk festuam kurrë bashkë!'

Publikuar më: 15:29 01-01-2021

Pavarësisht ndarjeve të shumta e keqkuptimeve, Stresi dhe Keisi kanë arritur të bëjnë sërish paqe e të mposhtin largësinë. Ajo në Kanada dhe ai në Shqipëri(momentalisht në Britani), por dashuria e tyre është më e madhe se kjo distancë.

Mbrëmjen e djeshme, me rastin e ndërrimit të viteve, Keisi dhe Stresi na kanë shkrirë zemrat me dedikimet e tyre plot dashuri.

I pari ishte reperi ai që postoi një foto me Keisin ku shkruante se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve bashkë, por i uron asaj më të mirat e botës!

“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”

Nuk ka vonuar as reagimi i Keisit, e cila po ashtu ka postuar një foto në Instastory, ku ndër të tjera pohon: “Vërtetë asnjë vit të ri s’e kemi festuar, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar pa të mbajtur në zemër gjithmonë!”

 20210101_004030.jpg

StorySaver.Org-bkc____134103995_236781734552353_5084396159646880268_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998