Keisi prej ditësh ka ardhur në Tiranë. Ajo jeton në Kanada me familjen, por malli për partnerin e saj e ka bërë që të fluturojë përtej oqeaneve.
Stresi ndodhet në burg prej disa muajsh tashmë pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Në rrjetin e saj social Keisi ka shpërndarë me të gjithë ne një tjetër surprizë. Në krahun e saj ajo ka bërë një tatuazh, i cili ka një domethënie mjaft të veçantë:
“Për ty krejta i boj, Fjalën nënë se harroj!”, janë vargjet e këngës së Stresit dedikuar nënës së tij, që Keisi i ka gdhendur në krah.
Kjo këngë është e fundit e reperit përpara se të futej në qeli dhe me të cilën konkuroi në “Kënga Magjike”.
Reshta që padyshim bëjnë shumë sens për të gjithë ne.